Quantcast
Channel: Panaire nderkombetare – Dhoma e Tregtise & Industrise
Viewing all articles
Browse latest Browse all 13

Ftesë për pjesëmarrje në INFTEXPO 2021, Ekspozita Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Teknologjisë

0
0

Në datat 1-4 korrik 2021 në Ammam, Jordani zhvillohet INFTEXPO 2021, Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Teknologjisë. Ky aktivitet, i pari i këtij lloji në Jordani, me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe mbulim gjithëpërfshirës mediatik, do ti dedikohet ushqimit, pijeve, paketimit dhe makinerive të industrisë ushqimore.

 

Qëllimi i INFTEXPO është të bashkojë tregtarët, importuesit dhe industrialistët e ushqimit, pijeve dhe paketimit në një vend. Sektorët e synuar dhe pjesëmarrja në ekspozitë janë; kafshë të gjalla, produkte shtazore dhe mish, fruta dhe perime dhe produkte të përpunuara, produkte kakao, çokollatë, sheqer, ëmbëlsira orientale, produkte qumështi, drithëra, miell, niseshte, ëmbëlsira, patate të skuqura, misër, pije freskuese, lëngje, uthull, ujë mineral, duhan dhe zëvendësues të duhanit, erëza, kripë, aromatizues, paketim, marka, makineri.

 

Çdo informacion tjetër lidhur me pjesëmarrjen, regjistrimin dhe ndjekjen e këtij aktiviteti gjendet në materialin attach ose web site-n; http://inftexpo.com

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 13

Latest Images

Trending Articles